Duke kapërcyer bordurat anësore apo duke mos respektuar vijat e bardha, policia publikon videon, thirrje këmbësorëve: Rregullat e sigurisë janë për të gjithë

duke kapercyer bordurat anesore apo duke mos respektuar vijat e bardha policia publikon videon thirrje kembesoreve rregullat e sigurise jane per te gjithe

Policia ka publikuar sot një video në të cilën evidentohen kalimtarë të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, duke kaluar rrugën aty ku nuk ka sinjalistikë për një veprim të tillë, apo akoma më keq duke kapërcyer trafik ndarëset.
Policia i ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat, ndërsa ka shtuar se personal e gjetur në shkelje janë gjobitur.
Postimi:
Vëmendje, Këmbësorë! Rregullat e Sigurisë janë për të Gjithë! ????

???? Në videon e mëposhtme, ju do të shihni pamje të këmbësorëve që neglizhojnë rëndësinë e vizave të bardha. Këto veprime nuk janë vetëm të kundraligjshme, por gjithashtu rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

????‍♂️ Ne, kemi marrë masa ndëshkimore ndaj këtyre veprimeve gjatë muajit të fundit. Kjo është një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës.

???? Le të bëhemi bashkë për një rrugë më të sigurt!

⚠️ Kujdesi nis nga secili prej nesh! Respektoni vizat e bardha! ⚠️

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts