“Duke pritur Godonë”/ Rama ironizon BE-në për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Pse mendoj kaq shpesh në ditët e sotme për…






Ndërkohë që ende nuk ka një datë të qartë se kur do të nisin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë së Veriut, kryeministri Edi Rama ka ironizuar Bashkimin Evropian.

rama-be-godo

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kreu i Qeverisë ka sjellë në vëmendje kryeveprën botërore të Samuel Beckett ‘Duke pritur Godonë’.

Në twitter Rama shkruan: “Pse mendoj kaq shpesh në ditët e sotme për kryeveprën e Samuel Beckett ndërsa ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? Çdo ngjashmëri me ngjarje apo persona të vërtetë, të gjallë apo të vdekur, është sigurisht e rastësishme”

Një ditë më parë Këshilli Bashkimit Evropian i ka kërkuar përmes një letre vendeve anëtare të hapin sa më parë të jetë e mundur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

DOKUMENTI

Gazeta “Panorama” ka siguruar dokumentin e punës që Këshilli i Bashkimit Europian i ka dërguar në datën 5 maj delegacioneve të vendeve të BE-së përpara mbledhjes që u zhvillua dje mes Ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian.

Në të nuk ka një datë ekzakte të nisjes së bisedimeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në paragrafin 21.2 thuhet:

“Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka siguruar nxitje më të fortë për reformat dhe si e tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për popujt përkatës. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vende”.

Megjithatë në paragrafin 4 thuhet se në Ballkanin Perëndimor ndihet një zhgënjim i thellë lidhur me procesin e zgjerimit.

“Sot, ne duhet të pranojmë që me gjithë angazhimin e palëkundur ndaj integrimit në BE dhe nivelet e pashembullta të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së, përfshirë edhe përballjen me pandeminë COVID-19, njerëzit në rajon po përjetojnë ndjesinë e një zhgënjimi të thellë në procesin e zgjerimit. Faktorët kryesorë janë: mungesa e hapave vendimtarë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas hapjes së vendimit të Këshillit të Marsit 2020 për negociatat e pranimit, ritmi i ngadaltë i përparimit në rrugën e BE-së në Serbi dhe Mal të Zi, në zbatimin e përparësive kryesore për Bosnjë dhe Hercegovinën, dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në Kosovë dhe pasiguria në lidhje me dialogun BeogradPrishtinë. Një perceptim i dorëzimit të vonuar në BE të vaksinave COVID-19 ka ushqyer më tej një rrëfim të zhgënjimit.”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *