Duket si kohë e largët/ Para dhe pas luftës, ja si duket Mariupoli i rrethuar e shkatërruar nga rusët

duket si kohe e larget para dhe pas luftes ja si duket mariupoli i rrethuar e shkaterruar nga ruset

Mariupoli prej javësh është i rrethuar nga rusët, që tashmë pretendojnë se janë gati për të pushtuar plotësisht qytetin port.

Në një foto të publikuar në rrjete sociale, shfaqen dy pamje paralele, një që tregon qytetin para luftës dhe tjetra përbri, shfaq se si ndodhet pas sulmeve.

Ndërtesa për ironi gjendet në sheshin e “Paqes”, që tani është shkatërruar pjesërisht. Ajo i kishte mbijetuar dy luftërave botërore.

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se pothuajse çdo ndërtesë në Mariupol – dikur ky qytet port ishte destinacion i preferuar nga shumë turistë, por nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë është shndërruar në gërmadha.

Madje nga fillimi i luftës ka qenë i rrethuar nga forcat ruse, dhe vazhdimisht është bombarduar si nga toka ashtu dhe nga ajri.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts