“Duket sikur jemi dy kombe të ndryshme”, Veliaj në Kavajë: PD ka ngelur akoma tek shpartallimi, PS hap aeroport në Kukës



Veliaj-KavajeKryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj gjatë një takimi me banorët në Luz të Vogël theksoi se Partia Demokratike nuk ka asnjë lidhje me civilizimin, pasi vetmja gjë që bëjnë është të bllokojnë investimet në qarkun e Tiranës.

Veliaj tha se: “duket sikur jemi dy kombe të ndryshme: një civilizim dhe një pjesë që ka ngelur në vitet 94-95, akoma te shpartallimi”.

Kryetari i Bashkisë tha se në Portin e Durrësit do të investohet nga një kompani e njohur, ku do të përfitojë edhe Luz-i bashkë me Shqipërinë e Mesme.

“Ata bllokimin e kanë sport: blloko këndin e lojërave, blloko sheshin “Skënderbej”, blloko Pazarin e Ri, blloko “Zogun e Parë”, blloko Astirin. Ata për bllokim janë kampionë, po për punë është vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama. Duket sikur jemi dy kombe të ndryshme: një civilizim dhe një pjesë që ka ngelur në vitet 94-95, akoma te shpartallimi. Partia Socialiste në Kukës po hap aeroport, ata akoma duke kërcyer mbi tavolina. Në Portin e Durrësit kompania më e madhe në botë do krijojë qytet të tërë ku rrezja e veprimit do vijë edhe në Luz dhe e gjithë Shqipëria e Mesme do jetojë prej atij investimi,” u shpreh Veliaj.

Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku së bashku me dy kandidatët, Vaid Shaba dhe Etjen Xhafaj, kërkoi nga Luzi i Vogël të mos ketë kthim pas për Kavajën në zgjedhjet e 25 prillit.

“Sfida këtu në Luz, përtej gallatës dhe humorit, që na dhurojnë përditë karikaturat dhe klounët e së shkuarës, është që datën 25 Prill ta trajtojmë me seriozitet. Vërtet është mirë të qeshim me ata që na ofrojnë kaq shumë humor me çudirat që thonë dhe gafat që bëjnë, por sfida jonë është që ta marrim seriozisht datën 25 Prill,” tha Veliaj.

Ai siguroi se në Partinë Socialiste çdokush mund të ndihet si pjesë e një familjeje të madhe, pasi është e vetmja që funksionon me parimin, “një për të gjithë dhe të gjithë për një!”

“Ne rrëzohemi bashkë, por edhe ngrihemi bashkë. Na kap tërmeti bashkë, por edhe shtëpitë i ndërtojmë bashkë. Na bie pandemia, por dhe vaksinat i sigurojmë bashkë. Një familje funksionon me parimin “një për të gjithë dhe të gjithë për një”. Kur kishim nevojë për vaksina Edi Rama ishte aty për ne, “një për të gjithë”. Kur kishim nevojë për shtëpi pas tërmetit, Edi Rama ishte aty për ne, “një për të gjithë”. Ndaj në datën 25 të jemi “të gjithë për një”, të gjithë për Edi Ramën dhe për Partinë Socialiste, të gjithë që Luzi, Vorrozeni, Kavaja, Kamza, Vora, Rrogozhina të ecin përpara, jo mbrapa; me punë, jo me dhunë; me projekte, jo me bllokime,” ishte mesazhi i kreut të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *