“Durrësi do vendosët në hartën e botës”/ Rama në kantierin e rindërtimit në Spitallë: Do bëhet simotra e Dubait









Kryeministri Edi Rama inspektoi në Durrës kantierin e rindërtimit në zonën e Spitallës, një financim i Princit të Kurorës së Emirateve, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Kreu i qeverisë shoqërohej nga drejtuesi i kompanisë globale Emaar Group, Mohamed El Alabbar. Kreu i qeverisë u shpreh se viti 2022 do të jetë shumë i rëndësishëm për Durrësin dhe se dekada e ardhshme do ta vendosë qytetin bregdetar në hartën e botës.

Edi Rama: Miku im i mirë është gjë e bukur që jeni këtu, po bëni diçka të rëndësishmen për ata që kanë nevojë, por edhe diçka të rëndësishme për ata që kanë para që të vijnë të shpenzojnë në Shqipëri.

Mohamed Alabbar: Unë jam në 14 vende, por zemrën e kam në Shqipëri për mënyrën si më trajtoni.

Edi Rama: PO çfarë sfide më të madhe mund të kesh tani, ke të gjitha paratë e botës, ke vendet që do, të vish në Shqipëri dhe ta bësh Monacon xheloze ta bësh Durrësin simotrën e marinës së Dubait.

Mohamed Alabbar: Po do e bëjmë.

Edi Rama:  2022 do të jetë i jashtëzakonshëm për Durrësit dhe kjo dekadë do e vendosë Durrësin në hartën e botës si një destiancion për të shkuar.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *