Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin e tij social një video nga takimi me të rinjtë në qytetin e Durrësit.
Krahas postimit, Basha shkruan se PD do i ofrojë Shqipërisë një model të ri qeverisjeje, dhe me kandidatin demokrat për këtë bashki, Luan Hotin do të shembin modelin e vjetër të korrupsionit.
Sipas Bashës, Durrësi nuk mund të trajtohet si çifligu i Edi Ramës.
Postimi i Lulzim Bashës:
Partia Demokratike do t’i ofrojë Shqipërisë një model të ri qeverisjeje. Me Luan Hotin ne do ta shembim modelin e vjetër të korrupsionit dhe do t’i japim Durrësit një qeverisje me njerëzit dhe për njerëzit.
Durrësi nuk mund të vazhdojë më të trajtohet si çifligu i Edi Ramës. Pasuritë e Durrësit duhet dhe do të kthehen në mirëqenie për durrsakët. Ndaj me 6 mars vota për PD dhe për Luan Hotin, është votë për zhvillimin e Durrësit.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al