“Durrësi si Dubai”/ Artan Fuga: Pse na duhet një gjigandomani e tillë? Pse budallaqe janë Holanda, Danimarka, Belgjika që…

Ndërsa kryeministri Edi Rama thotë se do të bëhen investime të mëdha në portin e Durrësit nga një kompani që ka ndërtuar Dubain, akademiku Artan Fuga shtron disa pyetje në lidhje me projektin.

artanfugaa1 (1)

Në një postim në Facebook, Fuga pyet nëse janë bërë llogaritë për përfitimet më pas nga ky investim, ndërsa kërkon hapjen e një debati të vërtetë.

Reagimi i plotë:

Dëgjova që porti i Durrësit kanë projekt ta kthejnë më të madhin në Mesdhe. Investime nga ata që kanë bërë gjërat më të mëdha të kësaj bote. Si porti i Dubait!

Po, mirë mo, mirë shumë, me hajër!

Por nuk kuptoj se përse na duhet një gjigandomani e tillë? Se madhësia jo gjithmonë është e mirë më vete! Janë bërë llogaritë kush do hyjë dhe dalë që andej! I madh dhe i thellë për çfarë? Se mos na e kthen gjithë zonën në depo karburantesh, Durrësin në magaze mallrash, dhe zonën Kashar – Tiranë në parking kamionash!

A ka pyetur njeri nëse janë të lumtur arabët e Dubait?

Se aty në zonat petroliere tjetër model zhvillimi ka! Ne nuk jemi si ata fare! Lëre pastaj se mos bëhemi ne si shoqëri me marrëdhënie mes sheikësh dhe gjyhnafqarësh!

Ku janë studimet- sociologjike gjeopolitike, ekonomike, ekologjike?

Apo kush po pyet!

Këtë duam ne! Ne duam të bëhemi si evropianë, tani porti si Dubai!    Apo e orientojmë universitetin e Durrësit të hapi kurse trajnimi për hamej porti!

Ne na duhen gjëra të vogla, hipermoderne, për zhvillimin tonë! Pse budallaqe janë Holanda, Danimarka, Belgjika, etj., që nuk bëhen si Dubai.

Unë e di se çfarë ndodh, por do prisja një debat për këtë çështje mes krerëve të politikës! Të marrim vesh, se po dridhet edhe Torra në Durrës, apo nuk është zona tërmetesh!

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *