Dy adoleshente shpëtojnë jetën e një 74-vjeçari i cili ishte rrëzuar në lum

16:28 29/04/2021

Dy nxënëse hero shpëtuan një burrë të moshuar i cili ishte rrëzuar në lumin Mersey nga dy të rinj që talleshin me të.

Dy shoqe të ngushta Ellie Hughes dhe Khloe Woods 14 vjeç ishin duke ecur pranë lumit në Warrington të dielën kur panë dy djem që kalonin pranë tyre.

Disa minuta më vonë, ata dëgjuan dikë që bërtiste për ndihmë dhe shkuan për të gjetur burrin, 74 vjeç, në ujë të ftohtë që po ngrinte.

Vajzat nxituan për të ndihmuar burrin dhe u përpoqën që ta nxirrnin atë nga uji. Një djalë 18 vjeç është akuzuar për sulm ndaj një të moshuari. Ndërsa një djalë tjetër 15 vjeç, është arrestuar nën dyshimin e sulmit dhe mbetet në paraburgim, shtoi Policia e Cheshire.

Vajzat donin t’i telefononin policisë dhe të lajmëronin një ambulancë, por zotëria nuk pranoi. Prindërit e të dyja vajzave ndihen mjaft krenare për to, pasi i shpëtuan jetën një personi.

Vajza e të moshuarit, Jacinta Bradbury, tha se po planifikon të marrë dy vajzat për kafe dhe do i qerase me ëmbëlsira në fundjavë si shenjë falenderimi që i shpëtuan jetën babait të saj.

“Nëse ato nuk do të kishin ndërhyrë dhe nuk do të vepronin me aq guxim, mund të kishte përfunduar ndryshe.  Ajo që është e rëndësishme për mua është që djemtë të përballen me pasojat e veprimeve të tyre për të marrë një mësim të mirë”, thaJacinta. /tvklan.al

Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *