Dy aksidente brenda pak minutash, 3 të rinj transportohen te Trauma. Një grua tjetër dërgohet në spitalin e Lezhës

dy aksidente brenda pak minutash 3 te rinj transportohen te trauma nje grua tjeter dergohet ne spitalin e lezhes
dy aksidente brenda pak minutash 3 te rinj transportohen te trauma nje grua tjeter dergohet ne spitalin e lezhes

Dy aksidente brenda pak minutash në Mamurras e Lezhë, me një bilanc prej 4 të plagosurish.

Aksident i parë ka ndodhur në aksin rrugor Laç- Mamurras. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre të rinj të cilët janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Një aksident tjetër ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e Spitenit, ku dy automjete janë përplasur dhe për pasojë është dëmtuar shoferja e njërit automjet.

Menjëherë është bërë i mundur transportimi i saj drejt Spitalit Rajonal të Lezhës. Sipas burimeve paraprake, e dëmtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

src=”https://www.youtube.com/embed/-WimmHhr-yE” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen>

Shërbimet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes ku po kryhet ekspertiza përkatëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts