Dy anije lundrimi përplasen me njëra-tjetrën në Bangladesh, 19 të mbytur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Të paktën 19 persona u vranë në Bangladesh dhe dhjetëra të tjerë janë të zhdukur pasi një anije me pasagjerë goditi një transportues mallrash që transportonte rërë.

“Ne kemi gjetur 19 trupa deri më tani”, konfirmoi Anisur Rahman, shefi i policisë në rrethin lindor të Brahmanbaria, ku ndodhi aksidenti, raporton Reuters.

Banga1

Ai deklaroi se nëntë gra dhe dy fëmijë ishin mes të vdekurve dhe se operacionet e shpëtimit për të zhdukurit ishin në progres.

Zyrtarët e policisë thanë se nuk e dinë numrin e saktë të personave të zhdukur, por udhëtarët thanë se më shumë se 50 persona ishin në bord, ndërsa një zyrtar i rrethit konfirmoi se disa prej tyre notuan në breg ose u shpëtuan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *