Dy asiste dhe një gol, Broja njeriu i ndeshjes/ Shikoni statistikat e frikshme të sulmuesit shqiptar





I fut nga stoli në pjesën e dytë, teksa vetëm 12 minuta i mjaftuan për t’u shndërruar menjëherë në protagonist. Armando Broja është padyshim një nga futbollistët më në formë të momentit në Kombëtare.

Shqiperia festa goli

Si të mos mjaftonte goli i fitores ndaj Hungarisë, 19-vjeçari ishte një nga më të mirët në fushë në përballjen e sotme ndaj San Marinos, që përfundoi me rezultatin 5-0 në favor të kuqezinjve, ku Broja ishte protagonist me dopietë asiste dhe gol.

Fillimisht sulmuesi asistoi për Laçin në minutën e 58-të, ndërkohë që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 61-të. 19-vjeçari nuk u mjaftua me kaq, duke dhënë një tjetër asist fantastik, kësaj here për Uzunin, që vulosi triumfin 5-0.

Broja

Broja u zgjodh nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, njeriu i ndeshjes, teksa u vlerësua me notën 9.3. Statistika të frikshme të bomberit të ri kuqezi.

VLERËSIMI DHE STATISTIKAT E ARMANDO BROJËS SIPAS “SOFA SCORE” EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT”: 

Broja njeriu i ndeshjes

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *