Dy binjakët martohen me motrat binjake identike, dilemat e përbashkëta: Shpesh ngatërrojmë partneret

Dy binjakë identikë, janë martuar së fundmi me dy motra identike në një qytezë të Indonezisë. Ata janë bërë shumë të famshëm në zonë, për këtë histori tejet të veçantë. Ellëanda Julianop Hidayat, 20-vjeç u dashurua fillimisht me 19-vjeçaren Rani Nurhaeni, gjatë viteve të studimeve në qytetin Sumedang. Ata të dy u bënë shkaku që vëllai dhe motra respektive, të njiheshin me njëri-tjetrin dhe ashtu ndodhi.

Të dy çiftet u martuan më 27 shkurt në një ceremoni të përbashkët dhe jetojnë në të njëjtën shtëpi. Jetesa e përbashkët ka nisur të sjell konfuzion mes dy çifteve, pasi pranojnë se e kanë të vështirë të dallojnë se me cilin nga binjakët apo binjaket po shoqërohen. Ëellëindi tha për mediat lokale: Ndonjëherë ngatërrohemi, dua të flas me Rani por e gjej veten duke folur me motrën e saj dhe kunatën time Rina.

Babai i vëllezërve, 51-vjeçari Nopi Hidayat, tregon për tronditjen kur Ellëindi solli për herë të parë të fejuarën në familje.
“Kur e pashë mendova se ishte e dashura e Ellëanda”, tha ai

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *