Dy doza të vaksinës nuk të mbrojnë nga Omicron

18:20 11/12/2021

Shkencëtarët britanikë: Doza e tretë rrit imunitetin

Shkencëtarët në Britaninë e Madhe kanë paralajmëruar se dy doza të vaksinës nuk do të jenë të mjaftueshme për t’u mbrojtur nga varianti i ri Omicron.

Ata kanë analizuar të dhënat nga 581 raste të Omicron dhe mijëra raste të Delta për të llogaritur se sa efektive ishin vaksinat kundër variantit të ri.

Analiza e kryer bazohet në të dhëna të kufizuara, por treguan një rënie drastike të efektivitetit te vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer me të dyja dozat ndaj variantit të ri.

Mbrojtja 75% ndaj simptomave të Covid pas një doze përforcuese nuk është aq e lartë ndaj variantit të ri, por  megjithatë një doze e tretë ndikon në mbrojtjen e përgjithshme.

Në Britaninë e Madhe janë identifikuar 1265 raste me variantin e ri të koronavirusit Omicron. Vendi po përballet me një situatë kritike mbi rritjen e rasteve të infektimeve teksa janë vënë edhe kufizime të reja përsa i përket hyrjes në diskoteka dhe ambientet e mbyllura.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *