Dy emrat me të kaluar problematike/ Kandidati i “foltores” me masë sigurie për mosbindje ndaj Policisë, ndërsa në Rrogozhinë ai i PD i dënuar për armëmbajtje pa leje








saraci spahiaMARIGLEN KUME/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblodhi dje të gjitha dokumentet e 20 kandidatëve që synojnë të drejtojnë një nga 6 bashkitë ku do të ketë zgjedhje më 6 mars.

Komisioneri Ilirjan Celibashi kishte caktuar si afate kohore për të regjistruar kandidatët datën 6 shkurt deri më datën 9. Nga 10 subjekte zgjedhore të regjistruara, në KQZ kanë depozituar dokumentacionin 4 subjekte. Nga këto 4 subjekte, vetëm 3 prej tyre kanë propozuar kandidatë për të gjitha bashkitë ku ka zgjedhje lokale në mars. Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” janë 3 subjektet që kanë depozituar kandidatët e tyre në 6 bashkitë ku ka zgjedhje: Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Ndërkohë, subjekti LRE ka depozituar vetëm dy kandidatura për dy bashki.

FORMULARËT E VETËDEKLARIMIT

Ndërkohë, kandidaturat kanë depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve edhe formularët e vetëdeklarimit – detyrim ligjor në kuadër të ligjit të vetëdeklarimit. Nga verifikimet e bëra të formularit të deklarimit, rezulton se kandidatët e Partisë Socialiste nuk kanë pasur asnjë problem me ligjin që të jenë subjekte të ligjit të dekriminalizimit.

Ndërkohë, nga verifikimi i 6 kandidaturave të paraqitura nga Partia Demokratike, rezulton se vetëm kandidati i PD-së në Rrogozhinë figuron që të ketë pasur probleme me ligjin në të kaluarën. Sipas formularit që vetë kandidati Ferdinand Saraçi ka plotësuar, ai rezulton që të jetë i dënuar në shtetin fqinj, Itali.

Saraçi ka deklaruar në formularin e tij se në vitin 1999 është dënuar në Itali për armëmbajtje pa leje në shtëpi. Ai është dënuar gjatë kohës që ka jetuar në shtetin fqinj. Por ky fakt nuk e pengon Saraçin që të kandidojë për një post publik, pasi ai ka kaluar më shumë se 10 vite, aq sa parashikon edhe ligji i dekriminalizimit.

Kandidati i PD-së në Durrës do të penalizohej nëse ai do ta kishte fshehur një fakt të tillë. Ndërkohë, kandidati tjetër që rezulton se ka pasur probleme me ligjin në të kaluarën rezulton kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Bardh Spahia.

Kandidati i “foltores” në Bashkinë e Shkodrës rezulton se ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të Policisë më shumë se një herë. Në formularin e vetëdeklarimit, Spahia ka deklaruar se ai ka qenë i ndaluar nga Policia referuar parashikimit të nenin 242 dhe 236/2 të Kodit Penal.

“Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të Policisë së rendit publik përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet”, thuhet në Kodin Penal. Megjithatë, ndaj tij, sipas formularit, nuk ka pasur një vendim të formës së prerë. Kjo nuk e bën atë subjekt të ligjit të dekriminalizimit.

 PARTIA SOCIALISTE
1. Shkodër, znj. Majlinda Angoni
2. Durrës, zj. Emiriana Sako
3. Lushnjë, zj. Eriselda Sefa
4. Rrogozhinë, z. Edison Memolla
5. Vorë, z. Blerim Shera
6. Dibër, z. Rahim Spahiu
PARTIA DEMOKRATIKE
1. Bashkia Rrogozhinë, z. Ferdinand Saraçi
2. Bashkia Dibër, z. Luan Haka
3. Bashkia Vorë, z. Ymer Marku
4. Bashkia Lushnjë, z. Indrit Sefa
5. Bashkia Durrës, z. Luan Hoti
6. Bashkia Shkodër, z. Xhemal Bushati
KOALICIONI “SHTËPIA E LIRISË”
1. Bashkia Vorë, z. Lulzim Vrana
2. Bashkia Dibër, z. Premtim Kryemadhi
3. Bashkia Shkodër, z. Bardh Spahia
4. Bashkia Durrës, z. Ardian Muka
5. Bashkia Lushnjë, z. Elton Bano
6. Bashkia Rrogozhinë, z. Hekuran Xhani
PARTIA LËVIZJA E RE
1. Bashkia Durrës, z. Jonid Nano
2. Bashkia Dibër, z. Dritan Torba

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.