Dy familje u shuan në aksidentin ajror në Itali. Bashkë me miliarderin Dan Petrescu ndodhej edhe një biznesmen italian

20:02 04/10/2021

Dy familje u shuan në aksidentin e rëndë të ndodhur të dielën në Milano. Avioni i vogël që u përplas në tarracën e një ndërtese në San Donato ishte i miliarderit rumun Dan Petrescu, i cili gjeti vdekjen së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tyre 30-vjeçar. Bashkë me ta ndodhej edhe një sipërmarrës italian me gruan, vjehrrën dhe djalin e tyre që nuk kishte mbushur ende 2 vjeç. 24 orë pas ngjarjes së rëndë mediat italiane kanë mundur të zbardhin identitetin e të 8 viktimave.

Dan Petrescu

Piloti i avionit, 67-vjeçari Dan Petrescu, ishte një nga njerëzit më të pasur në Rumani, sipërmarrës i suksesshëm me një pasuri prej rreth 3 miliardë Eurosh. Ai ishte zhvendosur në Gjermani gjatë regjimit të Nicolae Ceausescu dhe ishte rikthyer në Rumani pas vitit 1989.

Në aeroplan ishte edhe gruaja e tij Regina Dorotea Petrescu Balzat, 65 vjeçe, e lindur në Rumani dhe me shtetësi franceze dhe djali i tyre 30 vjeç, Dan Stefan Petrescu i lindur në Mynih, gjithashtu me dy shtetësi. Bashkë me 30-vjeçaron ishte dhe një mik i tij kanadez, Julien Brossard 36 vjeç. Ata po shkonin në vilën e familjes në Costa Smeralda, në Sardenjë për ditëlindjen e gjyshes 98-vjeçe, ku i prisnin të ftuarit e tjerë për të festuar.

Avioni i Petreskut kishte ardhur në 30 Shtator nga Bukureshti.

Në avion ishte edhe një mik i familjes, Filippo Nascimbene, 33 vjeç, menaxher i një biznesi start-up në Milano bashkë me gruan e tij Claire Stephanie Caroline Alexandrescou, 34 vjeçe. Në bordin e avionit ishte edhe djali i tyre Raphael i cili mbushte 2 vjeç më 16 Janar. Po ashtu, bashkë me ta ishte edhe Miruna Anca Wanda Lozinschi, rumune, nëna e Claire Stephanie Caroline Alexandrescou.

Ishte vëllai i menaxherit italian i cili mësoi lajmin e tragjedisë i pari dhe kontaktoi me Policinë për konfirmimin e prezencës së Filippo Nascimbene dhe familjes së tij në avion dhe pjesën tjetër të viktimave. Gjatë darkës ka qenë vetëm motra e tij e cila e tronditur në telefon ka konfirmuar: “Po, fatkeqësisht vëllai im Filippo ishte në avion. Nuk mund të them gjë tjetër në këto momente.” /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *