Dy fëmijët shqiptarë rrëmbehen nga i ati, Georgina Rodrigues kërkon ndihmë në rrjetet sociale

10:04 21/08/2021

Para disa ditësh ka dalë një lajm në mediat ndërkombëtare ku thuhet se dy fëmijë shqiptarë janë rrëmbyer nga babai i tyre. Fëmijët dhe nëna ishin emigrantë në Gjermani, aty ku ndodhi dhe rrëmbimi.

Sipas pistave të policisë babai me dy fëmijët mendohet se janë në ishullin e Tenerifes, në Spanjë dhe autoritetet spanjolle po merren me këtë çështje.

Fëmijët Kristian Toska 11-vjeç dhe Amantia Toska 10-vjeçe janë rrëmbyer që në 12 Janar të këtij viti dhe babai po përpiqet që t’i mbajë të fshehtë. Babai i dy fëmijëve ka kërcënuar bashkëshorten duke i thënë nëse shkon në polici do vrasë atë, familjen dhe fëmijët e saj.

Kjo histori e dhimbshme dhe tmerri që po kalon një nënë e vetme në kërkim të fëmijëve e ka prekur tej mase partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodrigues e cila ka publikuar lajmin e rrëmbimit në rrjetet sociale dhe i ka kërkuar të gjithë ndjekësve që ta ndajnë sa më shumë postimin e saj për të bërë të mundur gjetjen sa më shpejt të dy fëmijëve. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *