Dy gola në minutat e fundit, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare i jep suksesin dramatik me përmbysje skuadrës









Xhiakomo Vrioni kishte thuajse dy muaj pa tundur rrjetën në kampionatin austriak, por sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka gjetur dy herë golin në ndeshjen e sotme, duke i dhënë një sukses shumë të rëndësishëm skuadrës së Tirol në luftën për mbijetesë.

vrioni

Tiroli bën pjesë në grupin e skuadrave që luftojnë për të qëndruar në kategori në Austri dhe luante sot ndaj Ried një sfidë që mund të ishte vendimtare për fatet e këtij edicioni. Ried ishte në avantazh 2-1 por në fund të sfidës erdhi momenti i Vrionit. Në minutën e 82-të ai barazoi shifrat ndërsa në minutën e 4-t shtesë, shënoi edhe golin ce e përmbysjes dramatike 3-2 në transfertë që largon ekipin e tij nga fundi i tabelës, me nëj distancë sigurie prej 4 pikësh nga vendi i fundit.

Kështu, Vrioni çoi në 12 gola bilancin e tij personal në këtë kampionat në Austri, duke qenë i dyti në renditje pas talentit Adejemi të Salcburgut i cili ka shënuar 16 gola.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.