Dy golat në një ndeshje të Gjimshitit në Europë, i pari shqiptar që nga koha e… Skënderbeut








Berat Gjimshiti ka qenë protagonisti i natës së mbrëmshme në Ligën e Europës, teksa shënoi dy gola ndaj Olimpiakosit për ti’ dhënë suksesin 2-1 Atalantës. Një arritje jo e vogël, sidomos për një futbollist shqiptar, duke llogaritur se golat kuqezi në aktivitete të tilla nuk kanë qenë të shumtë.

Gjimshiti5

Në fakt, rezulton se Gjimshiti është futbollisti i parë i Shqipërisë që shënon dygolësh në arenën ndërkombëtare që nga nëntori i vitit 2015. Në këto vite, asnjë shqiptar tjetër nuk kishte arritur të shënonte dy herë brenda 90 minutave në portën kundërshtare në një ndeshje në turnetë ndërkombëtarë për klube, pa përfshirë fazën kualifikuese.

skenderbeu lilaj

I fundit ishte Sabien Lilaj, në edicionin e parë historik të Skënderbeut në grupet e Ligës së Europës të edicionit 2015-2016. Më 5 nëntor të vitit 2015, mesfushori ishte ai i cili shënoi dy herë në minutat 15 dhe 19 ndaj portugezëve të Sporting Lisbonës, për fitoren 3-0 në “Elbasan Arena” që shënoi suksesin e parë historik në fazën në grupe të një turneu të tillë për një skuadër shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *