Dy ishuj në Korenë e Jugut të zhytur në ngjyrë vjollcë për të tërhequr turistët

22:16 16/03/2021

Banorë të ishullit të veshur me ngjyrë vjollcë që enden fushave me livando.

Këto janë pamjet që të ofrojnë 2 ishujt Banwol dhe Bakji në Korenë e Jugut, të etiketuar tashmë si ishujt lejla. Gjithçka në këto zona reflekton ngjyrë vjolë, shtëpitë, urat, rrugët, lulet e livandos madje dhe ndriçimi në mbrëmje, një projekt risi ky i banorëve për të tërhequr turistët.

Sipas burimeve ideja ka ardhur nga rezidententët e moshuar duke qenë se pjesa më e madhe e të rinjve  tashmë janë larguar nga vendi.

Rregulli është i qartë, gjithçka duhet të jetë ngjyrë vjollcë që nga orizi që shërbehet në restorante e deri tek veshjet e çdo banori, madje për të nxitur turistët hyrja është falas nëse vijnë të veshur me lejla.

Vizitorët mund të përshkojnë tre ura këmbësoresh që lidhin dy ishujt, ndërkohë që vërehen stola të zbukuruar me nënshkrimin “I purple you”, slogan që është bërë i famshëm nga grupi BTS që do të thotë ‘Unë të besoj, të dua dhe të mbështes.’

Projekti duket se ka funksionuar duke qenë se edhe banorët e Koresë së Jugut nuk mund të udhëtojnë dot përtej detit për shkak të pandemisë.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *