“Dy janë aktorët kryesor që sot janë fajtorë”, Mentor Kikia: Adoleshentëve u jepen model vajzat me bikini në Dubai

dy jane aktoret kryesor qe sot jane fajtore mentor kikia adoleshenteve u jepen model vajzat me bikini ne dubai
dy jane aktoret kryesor qe sot jane fajtore mentor kikia adoleshenteve u jepen model vajzat me bikini ne dubai

Gazetari dhe aktivist Mentor Kikia i ftuar në “Open” në News 24, tha se media është faktori kryesor që ndikon në orientimin e adoleshentëve drejt modeleve.

“Ka pasur një rast kur një vajzë vrau veten se e la i dashuri. I ati u shndërrua në flamurtar të kauzës së vajzës së tij. Shkon në shkollë dhe mbledh adoleshentët dhe u thotë se nëse humbni të dashurin, një provim nuk duhet të vrisni veten pasi jeta vazhdon.

Fëmijët këtu të mos mendojnë se e vetmja zgjidhje kaçavida. Zgjidhja afatgjatë është përmbysja e piramidës që nuk bëhet as për një vit. Dy janë aktorët kryesor që sot janë fajtorë, mediat që të heqë dorë nga etiketimi Vip i çdo hajduti që jeton në një lagje të pasur dhe dy etiketimi publik i grupimeve dhe klaneve që këtë superioritet që ndjenë për shkak të llogarive bankare e shkarkojnë në shkollë duke u prezantuar publikisht me çfarë kanë në shtëpi, çfarë përfaqësojnë sepse në këtë mënyrë krijojnë dominancën.

Vajza Vip në Dubai me bikinin e ri ne kapim klikime, me këto foto ne kemi shkatërruar modelin e të rinjve, që ky nuk është shembulli por është ai i diplomuar dhe jep zgjidhje”, tha Kikia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts