Dy kalimtarët u plagosën nga rënia e skelës, policia e Tiranës: Shoqëruam inxhinierin dhe dy punonjës

dy kalimtaret u plagosen nga renia e skeles policia e tiranes shoqeruam inxhinierin dhe dy punonjes
dy kalimtaret u plagosen nga renia e skeles policia e tiranes shoqeruam inxhinierin dhe dy punonjes

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje rreth ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku si pasojë e rënies së një skele, u plagosën dy kalimtarë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”. Nga rënia e skelës u plagosën dy kalimtarë, shtetasi me inicialet H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje stabël. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts