Dy katastrofa natyrore godasin Meksikën

18:10 08/09/2021

17 viktima nga përmbytjet. Jugu tronditet nga tërmeti 7.1 Rihter

Dy katastrofa natyrore goditën Meksikën gjatë 24-orëve të fundit, një përmbytje në rajonet qendrore dhe një tërmet i magnitudës 7.1 Rihter në brigjet jugperëndimore.

Bilancin më të rëndë deri më tani e shkaktuan përmbytjet me 17 të vdekur.

PĂ«rmbytjet goditĂ«n qytetin e TulĂ«s nĂ« shtetin federal tĂ« Higalgos. Shumica e viktimave janĂ« pacientĂ«  nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ«, tĂ« cilĂ«t e patĂ«n tĂ« pamundur tĂ« largoheshin nĂ« kohĂ« nga njĂ« spital qĂ« u pĂ«rmbyt menjĂ«herĂ« nga ujĂ«rat e furishĂ«m.

Ndërsa rreth orës 4 të mëngjesit të kësaj të Mërkure, tërmeti i fuqishëm i magnitudës 7.1 Rihter goditi qytetin e Akapulkos dhe u ndje deri në kryeqytetin Meksiko, duke shkaktuar të paktën 1 viktimë.

Banorët braktisën ndërtesat të terrorizuar dhe dolën rrugëve, ndërsa dëmet materiale janë të shumta, ku mes rrënojave mund të ketë edhe viktima të tjera.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *