Dy lojtarë në provë te Partizani, “avullon” nga të kuqtë ish-i i Vllaznisë


















Partizani vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Laçit, që do të luhet ditën e hënë në “Elbasan Arena”.

partizani

Trajneri Kolela paraditen e djeshme u përqendrua shumë në aspektin taktik, teksa gjatë gjithë javës ai e ka studiuar Laçin përmes videove për t’i gjetur pikat e dobëta.

Gjithsesi, përtej vëmendjes për ndeshjen e javës së dytë të Superiores, rëndësi e madhe i vihet edhe forcimit të skuadrës me elementë të rinj, pasi kanë mbetur edhe katër ditë nga mbyllja e merkatos.

Gjatë gjithë verës, Partizani përveç afrimeve të bujshme, ka testuar edhe një numër të konsiderueshëm lojtarësh, si Goga, Dragoj, Kalaja e të tjerë.

Së fundmi, burime për gazetën mësojnë se të kuqtë kanë afruar edhe dy lojtarë të tjerë në provë, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije për momentin.

I vetmi informacion aktualisht është se njëri prej tyre vjen nga futbolli zviceran dhe luan si mbrojtës.

Ndërkohë, Nija Vexhi, që u pa në stërvitje para disa ditësh, nuk figuron më te “demat”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *