
Dy vajza, që kanë ardhur në jetë ditët e fundit, kanë lindur me antitrupa kundër COVID-19. Vogëlushet, të quajtura Anna dhe Valentina, kanë lindur në spitalin e Padova, nga dy nëna të ndryshme, të cilat kishin marrë vaksinat kundër koronavirusit gjatë muajve të shtatzënisë.
“Dy vogëlushet e lindura, janë të parat në Itali që kanë lindur me antitrupa”, shpjegoi mjeku Gianfranco Juric Jorizzo.
Sipas mediave të huaja, dy nënat, një 37-vjeçe dhe tjetra 36-ë nuk e kanë kaluar asnjëherë koronavirusin, por iu nënshtruan vullnetarisht vaksinës, si pjesë e një studimi.
PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al