Dy papë i njëjti spital, stile të ndryshme privatësie

21:30 08/07/2021

Papa Gjon Pali i II dhe Papa Françesku kanë zgjedhur mënyra të veçanta për të komunikuar rreth shëndetit të tyre

Kur Papa Gjon Pali II u shtrua në spitalin Gemelli të Romës në 12 Korrik 1992, ai i tha botës gjatë fjalimit të tij të rregullt në Sheshin e Shën Pjetrit se gjendja e tij shëndetësore paraqitej e qëndrueshme.

“Unë do të doja që kjo të mbetej sekret”, u shpreh ai. Largimi i tij nga Vatikani, turmat që ishin rreshtuar në rrugë duke përcjellë autokolonën e tij dhe mbërritja në hyrjen e spitalit me një Mercedes morën vëmendjen e të gjitha mediave asokohe.

Kur Papa Gjon Pali II ishte në spital, ishin mjekët ata që lëshuan buletin të hollësishëm dhe biseduan me gazetarët. Politikanët dhe të tjerë u paraqitën në spital edhe pse nuk mund ta shihnin Papën. Ata u pritën nga sekretari i tij ose një zyrtar tjetër i Vatikanit, nënshkruan në librin e vizitorëve urimin për shërim të shpejtë dhe u regjistruan nga kamerat televizive.

E njëjta situatë ndodhi edhe me Papa Françeskun. Kur Ati i Shenjtë hyri në të njëjtin spital të dielën e kaluar, Vatikani e njoftoi atë në një deklaratë me dy paragrafë pasi ai kishte mbërritur me një makinë të vogël teksa po bëhej gati për operacionin e zorrës së trashë.

Të dy episodet tregojnë ndryshimet në stilet e të dy papëve për t’u marrë me shëndetin, privatësinë dhe komunikimin. Që kur Papa hyri në spital, Vatikani ka lëshuar pesë deklarata shumë të shkurtra me informacione thelbësore rreth shëndetit të tij.

Ai tanimë gëzon një shëndet të mirë, nuk merr më medikamente. Papa Françeksu konfirmoi se kishte vuajtur nga “stenoza e rëndë divertikulare”, ose ngushtimi i zorrës së trashë. Një mjek që kuroi Atin e Shenjtë i cili ka kërkuar të mbetet anonim është shprehur se çdo person i famshëm, përfshirë një papë, është i ndryshëm. Sipas tij spitalet janë në gjendje të rregullt kur merren me njerëz të famshëm sepse ka ligje të rrepta të privatësisë, por publiku kërkon informacion. Zakonisht i bie pacientit të vendosë se sa të zbulojë.

Spitali Gemelli gjatë ditës kur Papa u shtrua në spital kishte vetëm dy ekipe mediash dhe disa fotografë që kërkonin të dinin më shumë rreth shëndetit të tij po edhe ata nuk u lejuan të hyjnë në hollin e tyre. Dikur Papa Françesku i tha një reporteri se në rast të një atentati, ai dëshironte një vdekje të shpejtë sepse i trembet dhimbjes.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *