Dy persona qëllohen për vdekje në aeroportin e Moldavisë

21:35 30/06/2023

Autoritetet në Moldavi thanë të premten se dy persona u qëlluan për vdekje në aeroportin e kryeqytetit Kishiniev nga një shtetas i huaj, të cilit iu mohua hyrja në vend.

Ndërsa autori po shoqërohej nga zyrtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Kishinievit, ai “mori armën e një roje kufitare” dhe plagosi për vdekje dy personat, thanë autoritetet.

Në këtë moment rreziku është eliminuar. Agresori ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet”, tha policia e Moldavisë në Facebook.

Më pas personi u neutralizua dhe u vu në pranga nga forcat speciale që ndërhynë.

Autoritetet njoftuan se të gjithë pasagjerët u evakuuan nga aeroporti.

Një burim policor tha për Reuters se pasagjeri kishte ardhur nga Turqia dhe se ai kishte përdorur një armë zjarri kundër rojeve kufitare.

Moldavia, e cila fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, ka një popullsi prej 2.6 milionë banorësh dhe po përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Moldavia shtrihet midis Rumanisë dhe Ukrainës./REL

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts