Dy pjepra shiten në ankand për 25 000 dollarë

Dy pjepra ”Yubari” mblodhën gati 2,7 milion jen (rreth 25 000 dollarë) në një ankand tradicional që shënon fillimin e sezonit në ishullin më verior kryesor të Japonisë, Hokaido.

”Ky ishte më shumë se 22 herë më shumë nga çmimi i vitit të kaluar”, thanë sot organizatorët e ankandit.

Në përmasa të ngjashme me një pjepër të zakonshëm , pjeprat e racës ”Yubari” janë të njohur për cilësinë e tyre të lartë dhe shijen e ëmbël.

Vitin e kaluar, dy pjepra u shitën për 120 000 jen, për shkak të krizës së koronavirusit.

Një vit më parë, për shembull, një palë pjepra morën një rekord prej pesë milion jen në ankand në një treg me shumicë.

Frutat rriten në kushte jashtëzakonisht të vështira në dimrin e ashpër të Hokaidos dhe janë krenaria e rajonit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *