Dy presidentët, Joe Biden-Xi Jinping takim virtual/ SHBA dhe Kina gjejnë dakordësinë në parim

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë pajtuar në parim që presidentët e tyre të zhvillojnë një takim virtual para fundit të vitit.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe ai kinez, Xi Jinping do të takohen me video-lidhje, kanë raportuaar disa media më 6 tetor, duke cituar një zyrtar të lartë amerikan.

Ekziston një “marrëveshje në parim” për një “takim virtual”, u ka thënë ky zyrtar gazetarëve në kushte anonimiteti.
“Presidenti ka thënë se sa mirë do të ishte që të takohet me Xi-në, të cilin nuk e ka parë për disa vjet”, ka thënë ky zyrtar. “Ne presim që ata të takohen, qoftë edhe virtualisht”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka thënë se detajet e takimit nuk dihen ende.

Takimi virtual është bërë i ditur pasi Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan është takuar në Cyrih me diplomatin kinez, Yang Jiechi për gjashtë orë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Sullivan ka theksuar nevojën për mbajtjen hapur të linjave të komunikimit, derisa ka përmendur edhe shqetësimet për provokimet e fundit të Kinës kundër Tajvanit, abuzimet e të drejtave të njeriut kundër pakicave etnike dhe përpjekjet e Pekinit për të heshtur aktivistët në Hong Kong.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua ka thënë se Yang ka bërë thirrje që dy shtetet të punojnë bashkë.
“Kur Kina dhe Shtetet e Bashkuara bashkëpunojnë, të dyja shtetet dhe bota do të përfitojnë; kur Kina dhe SHBA-ja përballen, të dyja shtetet dhe bota do të vuajnë seriozisht”, është cituar të ketë thënë ai sipas Xinhuas.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *