Dy serbë tërbojnë tifozët e Milanit: Juve merr Vlahoviç, pse ne vetëm Lazetiç?








Merkato e janarit duket se nuk bind tifozët e Milanit. Kuqezinjtë janë pretendentë për titullin kampion në këtë sezon, por lëvizjet që kanë bërë në merkaton e janarit duket se nuk kanë ngrohur tifozët, sidomos lëvizja e fundit për të afruar të riun Marko Lazetiç, nuk shihet me sy të mirë.

milan

Edhe pse sulmuesi cilësohet si Vlahoviç i ri në Serbi, tifozët do të dëshironin që gjërat të kishin rrjedhur ndryshe. Kështu, pas lajmit se djaloshi është pranë firmës me kuqezinjtë dhe sidomos pasi u mësua se Juventusi ka akordin me Fiorentinën për transferimin e Vlahoviç, ka shpërthyer protesta drejtuar klubit kuqezi.

“Ne djaloshin dhe ata bomberin e 20 golave”, “Ne kemi marrë atë që shihet si pasardhësi, ata morën sulmuesin e vërtetë”, “Mirënjohës shoqërisë që na shpëtoi por të shohim Juven që merr Vlahoviç dhe në Lazetiç, më bezdis” apo “Pesëmbëdhjetë vite më parë Milani do të merrte Vlahoviç dhe Fiorentina Lazetiç. Si ndryshojnë gjërat…”, ishin disa nga mesazhet që pushtuan rrjetet sociale mes mbështetësve kuqezinj.

Nuk kanë munguar edhe përgjigjet e atyre që mendojnë se klubi ka investuar për të ardhmen me të rinj cilësore, si në rastin e Selemakers. Por vazhdon të ekzistojë besimi se skuadra është mbrapa në krahasim me të tjerët. “Roma përforcohet me Oliveira e Meitland-Najls, Interi si kryesues negocion me Gosens, te ne mbërrin Lazetiç. Në fund të vitit në fitojmë trofeun e bilancit, ndërsa të tjerët festojnë”, shkruante një tjetër tifoz duke paralajmëruar telashe për klubin, nëse djaloshi nuk tregon menjëherë vlerat e tij.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.