Dy shpërthime brenda 40 minutave në zonën e Luhansk

23:53 18/02/2022

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë për dy shpërthime në zonën e kontrolluar nga separatistët, në Luhansk të Ukrainës.

Siç raporton BBC, disa media ruse përfshirë Tass, Ria Novosti dhe Interfax, duke cituar burime nga separatistët, raportuan për një shpërthimin, rreth 40 minuta pasi një tjetër shpërthim u raportua në zonën e tubacioneve të gazit.

Shkaqet e shpërthimit mbeten të paqarta. Deri në tani nuk raportohet për viktima.

Video ende të paverifikuara, të shpërndara në Twitter, tregojnë për flakë të mëdha nga vendi i shpërthimit.

Deri më tani nuk ka ende detaje të tjera për këto shpërthime./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.