Dy shpërthime në Kiev gjatë vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB

dy shperthime ne kiev gjate vizites se sekretarit te pergjithshem te okb
dy shperthime ne kiev gjate vizites se sekretarit te pergjithshem te okb

20:43 28/04/2022

Dy shpërthime u raportuan pasditen e kësaj të enjteje në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Në kanalin e tij Telegram, këshilli i qytetit të Kievit tha se pas tyre qëndron Rusia. Shpërthimet u raportuan në zonën e Shevchenkivskyi. Zyrtarët thonë se të gjitha shërbimet e emergjencës janë në vendin e ngjarjes, por deri më tani nuk dihet nëse ka viktima.

Shpërthimet vijnë në një kohë kur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres po viziton Kievin për bisedime dhe po jepte një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Për ngjarjen reagoi edhe një këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, i cili nënvizoi pikërisht faktin se këto sulme me raketa ndodhën gjatë vizitës zyrtare të Guterres.

“Një ditë më parë ai ishte ulur në një tavolinë të gjatë në Kremlin dhe sot shpërthimet janë mbi kokën e tij. Kartolinë nga Moska?”, shkruajti ai në një postim në Twitter. Më herët, Guterres tha se pushtimi rus i Ukrainës shkeli statutin e OKB-së.

Po gjatë ditës së sotme, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova paralajmëroi Perëndimin kundër inkurajimit të Ukrainës për të sulmuar territorin rus./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts