Dy sulmues jashtë listës, Egnatia bëhet gati për debutimin në Ligën e Kampioneve

dy sulmues jashte listes egnatia behet gati per debutimin ne ligen e kampioneve



































Teksa ndeshja me Boracin për Egnatian po afron, intensiteti i përgatitjeve stërvitore vijon me ritëm të shfrenuar. Rrogozhinasit zhvilluan ditën e djeshme në stadiumin e Luzit seancën e fundit stërvitore, ku u vu re një dëshirë e madhe për të dhënë maksimumin, me qëllim për të qenë gati për duelin kundër kampionëve të Bosnjës.

egnatia

LISTA E CHAMPIONS Referuar lojtarëve që rrogozhinasit kanë në kontratë, bie në sy mungesa në listë e dy sulmuesve Juba Drame dhe Jurgens Montenegro. Drame u stërvit rregullisht ditën e djeshme, por vijon të mos justifikojë pagën dhe besimin e klubit. Francezi, i cili zbarkoi në Shqipëri në janar të vitit 2024, nuk mundi të japë një asist apo të shënojë gol, edhe pse mbi shpinë mban numrin 7, që e kishte Rafael Duamena. Nga ana tjetër, Montenegro vijon të mos jetë pjesë e skuadrës në stërvitje dhe mospërfshirja në listën e Europës duket si një sinjal largimi. Duhet thënë se ai është nën kontratë me klubin rrogozhinas, por në këtë verë s’është paraqitur në stërvitje për arsye që ndryshojnë herë pas here.

STËRVITJA Ajo që ra në sy në seancën stërvitore ishte forma e mirë e Regi Lushkjes, i cili tregon vlerat e tij, duke hedhur kandidaturën për të qenë titullar. Kavajasi pritet të jetë titullar në duelin e Champions-it, ndërkohë që Edlir Tetova pritet të luajë pa sulmues “pykë” në takimin e parë në transfertë. Në portë do të jetë Alen Sherri. Në mbrojtje do të luhet me tre qendra si Xhemajli, Dylis dhe Alijev. Më të avancuar nga krahët do të jenë Fangaj dhe Ndreca. Në mesfushë Aleksi do të ketë partner Zejnullain dhe Lushkjen, që zëvendëson Fernandon. Në sulm do të startojnë Ibrahimoglu dhe Kasa.
JKH

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts