Dy të vdekur dhe 31 të plagosur nga shpërthimi në Gjermani

14:53 28/07/2021

Vijojnë kërkimet për 5 të zhdukurit

Shpërthimi në një park industrial në Gjermani ka rezultuar fatal për dy persona, duke shkaktuar njëherazi edhe 31 të plagosur. Ngjarja ka ndodhur të martën në qytetin perëndimor të Leverkusenit.

Mediat lokale raportojnë se të zhdukur rezultojnë edhe pesë persona pas shpërthimit në Chempark, një nga parqet më të mëdha industriale në botë.

Pavarësisht kërkimeve që po vijojnë autoritetet, shpresa për gjetjen gjallë të pesë personave të zhdukur sa vjen e shuhet.

Sipas drejtuesve të parkut industrial, shpërthimi ndodhi në incenerator dhe shkaqet mbeten ende të paditura.

Shpërthimi i madh aktivizoi alarmin e “rrezikut ekstrem” dhe bëri që zyrtarët t’iu bëjnë thirrje banorëve pranë që të strehohen brenda dhe t’i mbyllin dritaret e tyre për të shmangur kontaktin me tymin e madh helmues.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *