Dy të vdekur, mijëra të pastrehë në Kili pas shirave të dendur

Dy persona kanë vdekur pas një stuhie të fortë që ka goditur jug-qendrën e Kilit që nga e shtuna, tha  zëvendësministri i Brendshëm Manuel Monsalve.

Një nga viktimat fatale ishte një zjarrfikës vullnetar, i cili vdiq teksa po përpiqej të shpëtonte një qen nga një lumë i fryrë; dhe tjetri një burrë që u shtyp për vdekje kur një pemë ra në majë të automjetit të tij, tha zyrtari në një konferencë për shtyp.

“Për momentin 423 persona raportohet të jenë në strehimore, 26,297 janë të bllokuar dhe 33,895 janë evakuuar”, tha Shërbimi Kombëtar i Parandalimit dhe Reagimit ndaj Fatkeqësive.

Stuhia ka paralizuar tre qendra lokale të kujdesit shëndetësor dhe ka prekur 226 shkolla. Shërbimi i trenave është pezulluar në rrugët që lidhin kryeqytetin Santiago me destinacionet e tij të afërta jugore.

Rajoni ka raportuar reshje prej rreth 15 cm në pesë ditë, tha Humberto Aqueveque, delegati presidencial rajonal për rajonin Maule.

Kjo është stuhia e dytë më e fortë që godet Kilin jug-qendror pas një stuhie në fund të qershorit që regjistroi shirat më të dendur josezonale në 30 vjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts