Dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmin kundër komunitetit LGBT+, si policia e vlerësoi autorin “të parrezikshëm” vetëm një muaj më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një nga lokalet e natës në Oslo, kryeqytetin Norvegjez. Një shtetas nga Kurdistani lindor, është i dyshuar si autor për dy vrasje, tentativë për vrasje, dhjetëra të plagosur rëndë dhe terrorizëm pas sulmit i cili kishte në qendër anëtarë të komunitetit LGBT+.

Shërbimi i Sigurisë Policore, e kishte hetuar Zaniar Matapur-in vetëm një muaj më parë por kishte marrë vendimin se nuk përbënte kërcënim.

“Në maj, PST kreu hetime me autorin e dyshuar në lidhje me faktin se ai kishte treguar interes për deklaratat që perceptohen si shkelje e Islamit. Në këto ‘intervista’ nuk u konsiderua se autori i dyshuar kishte ndonjë qëllim për dhunë”, tha shefi i këtij shërbimi, Roger Berg tha në një konferencë për shtyp këtë pasdite.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i komunitetit LGBT+, të cilët ju mblodhën dhe marshuan kundër krimit i cili duket se kishte në shënjestër anëtarët e komiunitetit.

E shkuara e Matapur është gjithashtu e errët, pasi në adoleshencë ai u dënua me dhjetë muaj burg pas një therje me thikë në një shkollë të mesme.

Përfshirja e Matapur në krime të rënda nuk mbaroi me kaq, por vijon me akuzuat për tentativë vrasje dhe posedim arme zjarri në vitin 2019.

Viktimat në sulmin e mbrëmshëm nuk janë identifikuar ende.

Oslo do të zhvillonte paradën e saj vjetore të krenarisë së homoseksualëve të shtunën, por organizatorët e anuluan ngjarjen nga frika e sulmeve të mundshme ‘kopjuese’.

‘Oslo Pride ka marrë rekomandim nga autoritetet që parada, Parku i Krenarisë dhe çdo ngjarje tjetër të anulohet. Ne do të ndjekim rekomandimin e policisë dhe do të kujdesemi për njëri-tjetrin”, shkroi në Facebook organizatorja kryesore Inger Kristin Haugsevje.

Capture

131313

1111

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.