“Dy vite negociata”/ Basha nënshkruan marrëveshjen: Pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuar në vendimmarrje, standard europian!



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur ditën e sotme marrëveshjen e bashkëpunimit me Personat me Aftësi të Kufizuar.

lulzim basha

Në fjalën e tij, kryedemokrati Basha u shpreh se kjo marrëveshje është produkt i një dialogu dhe negocimesh prej dy vitesh, e cila konkretizon angazhimet dhe zotimet e qeverisjes së ardhshme.

Basha u shpreh se me këtë marrëveshje, qeveria e ardhshme do të kujdeset për këta persona njësoj si çdo qeveri evropiane.

“Themeli i marrëveshjes nuk është thjesht angazhim qeveritar, buxhetor por ёshtё: sё pari vendosja e standardit europian i cili parashikon që nё gjithё vendimmarrjet e rëndësishme qё kanё tё bёjmё me çdo sferë, me çdo aspekt tё jetës, tё sfidave dhe tё pritshmërive tё personave me aftësi tё kufizuara, konsultimi, bashkërendimi, bashkёvendimarrja dhe angazhimi i përbashkët nё zbatimin e detyrimeve qё rrjedhin nga këto vendimmarrje, janë instrumenti qё e çon përpara kauzën e drejt dhe vuajtjet, dhimbjet dhe pritshmëritë e personave me aftësi tё kufizuara.

Sot unë do ta ndërmarr këtë angazhim në emër të Partisë Demokratike, të koalicionit tonë, Aleancës për Ndryshim dhe gjithë koalicionit tonë i cili më 25 prill me votën e shqiptarëve do të marrë përsipër barrën e qeverisjes. Dua të kujtojë se fillesat e bashkëpunimit tonë janë shumë më të hershme. Dua të kujtoj dhe të sjell në mendje se nëse bëhet fjalë për një lobim në kuptimin klasik të fjalës, lobi i parë dhe në fakt lobi i vetëm në të cilin kam patur krenarinë të jem anëtarë themelues në debutim tim si parlamentarë, si anëtarë i kuvendit të Shqipërisë ka qenë lobi për personat me aftësi të kufizuara. E kuptoj këtë kohë sepse pozita si deputetë i mazhorancës dhe anëtarë i kabinetit, sillte edhe mundësinë për të ndihmuar sa të ishte e mundur, por edhe sfidën jo të vogël në politikë për t’ju kundërvënë partisë tënde, mazhorancës tënde, apo qeverisë tënde në veçanti në pozitat e drejtimit atëherë kur dukej se vendimmarrja nuk ishte në përputhje me ato standarde dhe me ato angazhime të cilat me të vërtetë do të ndihmonin kauzat e drejta të personave me aftësi të kufizuara, tha Basha.

Më tej kreu i PD theksoi se zbatimi do të nisë pas 25 prillit dhe se efektet e saj do te ndihen nga te gjithe personat me aftesi te kufizuar.

“Ju ftoj pra që pas një kohe jo të shkurtër dialogu, negociatash, konsultimesh ta finalizojmë sot me këtë nënshkrim dhe ju garantoj se është hapi i parë që pas 25 Prillit të nisim zbatimin e kësaj marrëveshje, efektet e së cilës do ti ndjejnë të gjithë personat me aftësi të kufizuara, pa diskriminim të asnjë lloji, as klientelist, as nepotik, as politik, as gjeografik dhe të asnjë lloji”, theksoi Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *