Dy vite nga nisja e sulmeve, Papa Francesku bën thirrje për një zgjidhje diplomatike të luftës

dy vite nga nisja e sulmeve papa francesku ben thirrje per nje zgjidhje diplomatike te luftes
dy vite nga nisja e sulmeve papa francesku ben thirrje per nje zgjidhje diplomatike te luftes

Papa Françesku ka bërë thirrje për një zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë që do të çonte në një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

“Kaq shumë viktima, të plagosur, shkatërrime, ankth dhe lot në një periudhë tmerrësisht të gjatë dhe që nuk i duket fundi. Është një luftë që jo vetëm që shkatërron atë rajon, por gjithashtu lëshon valë globale të urrejtjes dhe frikës, Unë kërkoj që të gjendet ajo pak njerëzim për të krijuar kushtet për një zgjidhje diplomatike në kërkim të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha ai gjatë mesazhit të tij të përjavshëm.

Ditën e djeshme është shënuar edhe dy vjetori i nisjes së sulmeve Ruse mbi Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts