Dy vjet nga vrasja e George Floyd

12:20 26/05/2022

Përgjatë këtij viti janë regjistruar rreth 288 sulme vetëm në shkolla, kryesisht për motive racore

Kanë kaluar dy vjet që kur policia e Minneapolis prangosi duart e George Floyd pas shpine, i vendosi gjurin në fyt dhe për nëntë minuta e gjysmë ai u largua nga kjo botë.

Floyd, 46 vjeç, u arrestua me dyshimin se u përpoq të kalonte një faturë të falsifikuar në një dyqan komoditeti në lagje. Autoritetet dyshonin se ai ishte gjithashtu edhe përdorues i lëndëve narkotike. Videoja e vrasjes së tij shkaktoi një valë protestash, jo vetëm në SHBA, por edhe në shumë vende të tjera.

Për disa muaj me radhë 9 minuta e 29 sekonda simbolizonin shpresën se Shtetet e Bashkuara më në fund do të luftojnë rrënjësisht dhunën policore kundër njerëzve me ngjyrë dhe të bëjnë reformën e vonuar policore.

As reforma e as ligje më të rrepta për mbajtjen e armëve. Por dy vjet më pas nuk ka mbetur asgjë nga kjo shpresë. Nuk është bërë reforma në polici, nuk janë shtrënguar ligjet për armëmbajtje.

Derek Chauvin, oficeri që mbyti Floyd-in për vdekje, u dënua nga një juri në gjykatën shtetërore të Minesotës për vrasje të qëllimshme. Ai u dënua në Qershor 2021 nga gjyqtari gjykues me 22 vjet e gjysmë burg.

Ines Pohl, gazetare investigative në Gjermani është shprehur se njerëzit që i janë kundërvënë këtyre zhvillimeve vitet e fundit janë lodhur e rraskapitur. Sipas saj ata kanë humbur shpresat pasi as lëvizja e fortë “Black Lives Matter”ë nuk çoi në reformimin e policisë pas vrasjes së George Floyd.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts