Dy zyrtarët e lartë Lajçak dhe Palmer vizitojnë sot Kosovën, takime me krerët e shtetit dhe konferencë për media

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën sot. Për vizitën dy ditore të Lajçak, më 31 maj dhe 1 qershor, e ka bërë të ditur Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, diplomati sllovak do të ketë takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministren e dytë dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet shefave të Misioneve të BE-së.

Për vizitën, emisarit special të BE-së, Miroslav Lajçak, do t’i bashkohet zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun, njëherësh përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Ata së bashku do t’iu drejtohen mediave të martën, më 1 qershor, në orën 10:45, në zyrën e BE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *