Dyer të blinduara në PD? Ish-drejtuesi i policisë tregon si mund të hapen pa përdorur forcë: Nëse njerëzit kanë vendosur të hyjnë brenda…








Ish-drejtues i policisë Erzen Breçani ka komentuar atë që po ndodh në selinë e PD, ku thuhet se janë marrë masa duke përforcuar dyert pak ditë para protestës së njoftuar të 8 Janarit nga Sali Berisha.

selia e pd, dyer te blinduara

Duke folur mbi fotot dhe videot e shpërndara në media, Breçani tha se në dyer janë përdorur profile metalike si barriera kundra njerëzve dhe me qëllim që t’ju rezistojnë shtytjeve.

“Nëse drejtuesit e PD që janë shumë, kanë vendosur ato dyer nuk di mbi çfarë informacionesh…Por nëse njerëzit kanë vendosur për të hyrë brenda, ne i themi me një çelës pneumatik ose hapës hidraulik që e marrin me qira, e vendosin në dy kanatat dhe e hapin pa përdorur forcë fare, në dy anët ku është salduar dera, e vendosin dhe e hapin shumë shpejt dhe i shkon kot. Kjo që ne e shohim është vendosur një barrierë kundra njerëzve”, tha Breçani në “Opinion”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.