Dyshime për dhjetëra të vdekur nga sulmi në një shkollë në Ukrainë

dyshime per dhjetera te vdekur nga sulmi ne nje shkolle ne ukraine
dyshime per dhjetera te vdekur nga sulmi ne nje shkolle ne ukraine

10:57 08/05/2022

Të paktën 2 persona kanë ndërruar jetë ndërsa 60 dyshohen si të vdekur pasi bombat ruse goditën një shkollë në fshatin ukrainas Bilohorivka. Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori i rajonit të Luhansk, Serhiy Gaidai.

“Zjarri u shua pas gati katër orësh, më pas rrënojat u pastruan dhe, për fat të keq, u gjetën trupat e dy personave”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Guvernatori ka deklaruar se ushtria ruse hodhi një bombë të shtunën pasdite në një  shkollë ku ishin strehuar rreth 90 njerëz. Deri më tani mësohet se tridhjetë persona janë shpëtuar. Ukraina dhe Perëndimi kanë akuzuar forcat ruse për shënjestrimin e civilëve, akuzë që Moska e kundërshton.

Qyteti port i rrethuar i Mariupolit, një objektiv strategjik për forcat ruse, është i shkatërruar praktikisht. Por ferri për civilët e bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal ka marrë fund pasi të gjithë të moshuarit, fëmijët dhe gratë janë evakuuar.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në një fjalim natën vonë, tha se më shumë se 300 civilë ishin shpëtuar nga uzina dhe u zotua të vazhdojë përpjekjet për të evakuuar ushtarët  e bllokuar.

Fabrika e çelikut Azovstal, streha e fundit për forcat ukrainase në qytetin port kyç, është bërë një simbol i rezistencës ndaj përpjekjeve ruse për të kapur zona të Ukrainës lindore dhe jugore.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts