Dyshime për varre masive në Mariupol

13:59 25/03/2022

Drejtuesja e ekipit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Ukrainë tha këtë të premte se vëzhguesit kishin marrë informacione të shumta për varreza masive në qytetin e rrethuar të Mariupol në Ukrainë, përfshirë një që dukej se mbante 200 trupa.

“Kemi marrë informacione në rritje për varrezat masive në Mariupol”, u tha Matilda Bogner gazetarëve me anë të një bisede me video nga Ukraina, duke thënë se disa nga provat i kishin shkuar nga imazhet satelitore.

Bogner tha se numri i civilëve të vrarë në Ukrainë e ka kaluar 1035, duke shtuar se ekipi i OKB-së po hetonte ato që dyshohet të jenë sulme pa dallim nga të dyja palët në konflikt./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.