Dyshime të forta për abuzime me fondet e huaja, zbardhet detajet nga kontrolli i banesës së Beqajt dhe bashkëpunëtorëve të tij

dyshime te forta per abuzime me fondet e huaja zbardhet detajet nga kontrolli i baneses se beqajt dhe bashkepunetoreve te tij
dyshime te forta per abuzime me fondet e huaja zbardhet detajet nga kontrolli i baneses se beqajt dhe bashkepunetoreve te tij

Me një vendim të datës 27 dhjetor të firmosur nga gjyqtarja e Posaçme Rudina Palloj, është ushtruar kontroll në shtëpinë e Ilir Beqaj, ish ministër Shëndetësie, si dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë në Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur si SASPAK.

Kontrollet janë urdhëruar pas dyshimeve të forta për abuzime me fondet e huaja, ku në përgjime janë kapur disa nga bashkëpunëtorët e tij, çka ka çuar SPAK deri në vendimin për të ushtruar kontroll në banesat e tyre, ku janë marrë dokumente, kompjuterë, si dhe celularët e tyre për të zbërthyer komunikimet mes palëve. Burime të besuara për News24 dhe BalkanWeb thanë po ashtu se janë bastisur dhe zyrat e disa organizatave që kanë përfituar fonde nga SASPAK.

Burimet konfirmojnë se bashkëpunëtorët e Beqajt, janë mbajtur nën përgjim dhe vëzhgim kohët e fundit, sikurse dhe vetë ish-ministri i cili u largua nga drejtimi i agjencisë SASPAK, pasi gjykata caktoi masën e sigurisë për të detyrim për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, nën dyshimet për shpërdorimin detyre në lidhje me koncesionin 100 mln eurosh të sterilizimit.

Hetimi i ri, i çelur nga SPAK, është duke u zhvilluar për korrupsion, abuzime me tenderat dhe lidhje të Beqajt me kompaninë farmaceutike “Delta Pharma”, si dhe favorizim të saj gjatë kohës që ishte ministër shëndetësie.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts