Dyshimet e Ukrainës për sulmin kibernetik

11:44 16/01/2022

Autoritetet: Grupi “UNC1151” , hakerat që mund të kenë sulmuar dhjetëra faqe në internet

Autoritetet në Kiev besojnë se një grup hakerësh, i lidhur me zbulimin bjellorus ka kryer një sulm kibernetik që goditi faqet e internetit të qeverisë ukrainase këtë javë. Një zyrtar i lartë i sigurisë tha se hakerët kishin përdorur programe të ngjashme me ato të përdorura nga një grup i lidhur me zbulimin rus.

Zëvendës sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare e Mbrojtjes Serhiy Demedyuk tha se Ukraina fajëson për sulmin e së premtes, i cili u shoqërua me mesazhe kërcënuese, një grup të njohur si ‘UNC1151’.

Komentet e tij ofrojnë analizën e parë të detajuar nga Kievi mbi fajtorët e dyshuar mbi sulmin kibernetik ndaj dhjetëra faqeve në internet. Zyrtarët hodhën dyshime rreth përfshirjes së Rusisë, por pa dhënë detaje. Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Moskës.

Gjatë sulmit në faqet e internetit u shfaqen paralajmërime si: “frikësohuni e përgatituni për më të keqen”, në një kohë kur Rusia ka vendosur një prani të madhe trupash ushtarakë pranë kufijve të Ukrainës. Kievi dhe Uashingtoni druhen se Moska po planifikon një sulm të ri ushtarak ndaj Ukrainës. Ndersa Rusia i ka quajtur ato pretendime të pabaza.

Zyra e Presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko nuk i është përgjigjur ende një kërkese për komente lidhur me pohimet e zotit Demedyuk, po kështu edhe Ministria e Jashtme ruse. Moska ka mohuar më parë përfshirjen në sulme kibernetike, edhe atyre të ndërmarra ndaj Ukrainës.

“Sulmi kibernetik ishte vetëm një mbulesë për veprime më ashpra që po ndodhin në prapaskenë, pasojat e të cilave do t’i ndjejmë në të ardhmen e afërt”, tha zoti Demedyuk në komentet e tij me shkrim.

Duke iu referuar grupit ‘UNC1151’, ai tha: “se është një grup spiunazhi kibernetik, i lidhur me shërbimet speciale të Bjellorusisë”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts