Dyshimet: Vaksina Pfizer shkakton miokardit?

15:25 03/06/2021

Në Izrael po analizohen 275 të vaksinuar që zhvilluan infeksionin pas vaksinimit

Ekspertët izraelitë të shëndetit hedhin dyshime se vaksina Pfizer mund të shkaktojë miokardit. Ministria e Shëndetësisë në Izrael zbuloi përmes një studimi se një numër shumë i vogël të vaksinuarish me dozat e firmës Pfizer/BioNTech kishin zhvilluar një infeksion në muskujt e zemrës, që sipas ekspertëve ka të ngjarë të ketë lidhje me injektimin e kësaj vaksine.

Sipas statistikave, nga Dhjetori 2020 deri në Maj 2021, në Izrael janë regjistruar 275 raste me miokardit mes më shumë se 5 milionë të vaksinuarve. Bëhet fjalë për një shifër tepër të ulët prej rreth 0.006%.

Shumica e personave që shfaqën probleme janë meshkuj të moshave nga 16 deri 30 vjeç, por 95% e rasteve janë klasifikuar si të lehta. Shtrimet në spitale kanë pasur një kohëzgjatje prej jo më shumë se 4 ditësh. Rezultatet e studimit do të shqyrtohen nga komisionet e ekspertëve për të dalë në konkluzione zyrtare.

Miokarditi është një infeksion viral ose bakterial, me simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi e rrahje të çrregullta të zemrës. Problemet mund të zgjasin deri disa muaj dhe mund shkaktojnë deri infarkt.

Tv Klan


TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *