Dyshohet për terrorizëm dhe se mblidhte informacione për MEK, Apeli i GJKKO dënon me 15 vite burg iranianin

dyshohet per terrorizem dhe se mblidhte informacione per mek apeli i gjkko denon me 15 vite burg iranianin
dyshohet per terrorizem dhe se mblidhte informacione per mek apeli i gjkko denon me 15 vite burg iranianin

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka dënuar me 15 vite burg iranianin Bijan Pooladrag, i cili akuzohet për terrorizëm.

Për shkak të gjykimit të shkurtur, dënimi ulet me 1/3 e dënimit, duke marrë në total 10 vite burg.

Saka, ai i ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura nga SPAK. Polagrad akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara etj.

Ai dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe banor i kampit në Manëz për njëfarë kohe, periudhë që i pandehuri Pooladrag dyshohet se vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri e po ashtu dyshohet se po planifikonte një sulm terrorist.

Kujtojmë që së fundmi, me kërkesë të SPAK janë ushtruar kontrolle të ndryshme në banesa dhe shoqata të disa shtetasve nga Irani, me dyshimet se ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të spiunazhit, kundër opozitës iraniane në mërgim që strehohet në Manëz. Bijan Pooladrag-ut iu zbuluan biseda dhe mesazhe në drejtim të personave që jetojnë në Iran dhe që dyshohet se janë pjesë e Gardës Revolucionare në këtë shtet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts