Dyshohet se kishte përdhunuar dy nxënësit e saj, mësuesja kryen vetëvrasje një ditë pas arrestimit

SHBA

Një mësuese në Alabama, e cilas më herët ishte shpallur “Mësuesja e vitit” në gjimnazin ku punonte, i ka dhënë fund jetës një ditë pasi u arrestua për akuzën e marrëdhënieve seksuale me dy nxënës të mitur.

Sipas mediave të huaja, 44-vjeçarja Leslie Gillespie u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Hillsborough të shtunën e kaluar.

Gruaja besohet të ketë qëlluar veten me një karabinë rreth 24 orë pasi u arrestua për përdhunimin e dy nxënësve, të cilët ndiqnin shkollën e mesme ‘RA Hubbard’  dhe në kohën e pretenduar të abuzimit seksual ishin 15 dhe 16 vjeç, thekson media.

Edhe pse autopsia finale ende nuk është bërë me dije, të dhënat e para flasin për një akt vetëvrasjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *