Dyshohet se vrau me armë të riun nga Kukësi dhe plagosi shokun e tij, Gjykata e Prizrenit jep vendimin për biznesmenin Dibran Hoxhaj

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Dibran Hoxhajn, të njohur si “Kobra”, i cili dyshohet për vrasjen e të riut nga Kukësi Visar Cengu dhe plagosjen e mikut të tij, Rufgen Shehu.

Në komunikatën e Gjykatës thuhet se Hoxha dyshohet për tri vepra penale: “Vrasje e rëndë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Manipulim me prova”.

“D. H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë nga neni 173 parag. 1 nënparag. 1.5, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1, dhe manipulimi me prova nga neni 389 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts