Dyshohet se vrau vlogeren e njohur amerikane, gjendet i pajetë i dashuri i 22-vjeçare Gabby Petito

Autoritetet në SHBA kanë njoftuar këtë të enjte se kanë gjetur të pajetë trupin e një djali të ri, që dyshohet se i përket të dashurit të vlogeres Gabby Petito. Ky i fundit, dyshohet se ka vrarë të dashurën 22-vjeçare disa javë më parë. Historia është vërtetë e dhimbshme. Ata nisën një udhëtim në Jutah, e çdo gjë publikonin në rrjete sociale.

Por disa ditë më vonë, djaloshi u gjend i vetëm pasi vajza u zhduk.
22-vjeçarja është parë e gjallë më 26 gusht. Trupi i saj u gjet në shtator pranë kampit Spread Creek në Bridger-Titon Forest, në perëndim të Wyoming.

Dyshimet ishin se Brian e vrau dhe fshehu krimin. Më 17 shtator u zhduk edhe ai.
Por sot, në një park në Florida, u gjetën mbetje trupi, çanta dhe sende të tjera personale të Brian.

Gjetja e tyre u bë nga prindërit e djalit.

Është e paqartë se çfarë ka ndodhur me çiftin që në imazhe dukej aq shumë i dashuruar. Një histori që u mbyll me fund tragjik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *