E akuzoi si “vrasës”, Putin habit me reagimin pas fjalëve të Biden: I uroj shëndet pa ironi dhe shaka, por…

Presidenti rus, Vladimir Putin, i është përgjigjur Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, pasi ky i fundit e quajti vrasës. Në një intervistë për mediat e huaja, Biden tha se Putin do të duhet të paguajë shumë shpejt, duke përshkallëzuar kështu tensionet mes dy vendeve.

Në përgjigjen e tij, Putin i uroi fillimisht “shëndet” Biden-it, ndërsa akuzës “vrasës” ai iu përgjigj duke thënë se “një person e njeh të ngjashmin e tij”.

Lideri rus nuk ngurroi të kritikonte Biden për “mizoritë” e kaluarën në Amerikë, përfshirë ekzekutimin e amerikanëve vendas dhe mbajtjen e afrikanëve si skllevër, duke argumentuar se kjo ka çuar në tensionet e tanishme racore.

“Unë doja t’i uroja atij shëndet. Këtë e them pa ironi dhe shaka”, tha Putin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *